Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e Ditës së Pavarësisë e ka uruar shtetin e Sierra Leones.
Me anë të një postimi në platformën “X”, ajo ngriti rëndësinë që e ardhmja e këtij vendi të mbajë prosperitet, paqe e suksese.
Osmani shprehu urimet për shtetin e Sierra Leones si dhe për presidentin Julius Maada Bio.
“Në Ditën e Pavarësisë së Sierra Leones, ne i shprehim urimet tona më të mira Presidentit Julius Maada Bio dhe popullit të Sierra Leones. E ardhmja të mbajë prosperitet, paqe dhe sukses të vazhdueshëm për kombin tuaj të gjallë”, ka shkruar Osmani në “X”.
On Sierra Leone’s Independence Day, we extend our best wishes to @PresidentBio and the people of Sierra Leone.
May the future hold prosperity, peace, and continued success for your vibrant nation! pic.twitter.com/OWl3h41itA
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 27, 2024