Gjuha e urrejtjes ndaj grave në rrjete sociale, e dënueshme me Kod Penal

Komente negative ndaj grave kanë vërshuar pas vrasjes së dy grave brenda katër ditëve në Kosovë. Të njëjtat vlerësohen si deinkurajuese për gratë gjersa theksohet se censura nuk mund t’i parandalojë në tërësi. Mirëpo, vepra të tilla dënohen nga Kodi Penal i Kosovës

Vetëm disa ditë pas vrasjes së dy grave nga bashkëshortët e tyre, komentet negative e veçanërisht ato nxitëse, nuk kishin të ndalur.

Të tilla si “ti e ki renin”, “normal që t’vran se janë tranu” e jo vetëm, vërshuan postimet të profileve të ndryshme që reagonin ndaj institucioneve.

Të tilla komente përpos se po cilësohen si nxitëse të rasteve të ndryshme, nga RRGK vlerësohen edhe si demotivim për gratë.

Adelina Berisha, RRGK tha se “Ne mund të ndërmarrim masa nëse ndodh online, me raportu në platforma edhe tek insitucionet. Por duhet me ditë që një gjuhë e tillë ndikon direkt në deinkurajimin e grave dhe vajzave që të bëhen zë i njëra tjetrës që grate dhe vajzat të kenë frikë të jenë të angazhuara në sferën publike”.

Por, censura e rrjeteve sociale, sipas njohëse të fushës nuk është e mjaftueshme.

Mentor Hoxhaj, ekspert i IT-së, deklaroi se “Nuk ka ndonjë shkop magjik që do mund të zgjidhte këtë problem, më shumë ka të bëj me ngritjen e ndërdijes së qytetarëve si dhe formës së përdorimit të rrjeteve sociale, tek lexuesit, mediat dhe postuesit e rëndomtë. Çdo kush që përdor rrjetet sociale në kundërshtim me legjislacionin dhe politikat e rrjeteve do duhej të ndëshkoheshin. Nga rrjetet sociale do mund të ndëshkoheshin nëse do raportonin disa persona për të”.

Komente të natyrës së tillë, mund të cilësohen si ‘nxitje e urrejtjes dhe përçarjes’ dhe dënohen edhe me Kodin Penal të Kosovës por që sipas juristëve, rastet janë të rralla.

Florim Shefqeti, avokat tha se “Kodi penal i Kosovës ka potencuar se janë të përcaktuara dënimet që mund të arrijnë deri në 5 vite. Në rastet kur shkaktohen trazira ose rrethana të tjera, mund të shkojë deri në 10 vite”.

Një 21-vjeçare u vra nga ish-burri i saj brenda Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj javën e kaluar. Katër ditë më vonë, një 43 vjeçare u vra nga bashkëshorti i saj në Pejë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika