ASK: Deri të martën numri i qytetarëve të regjistruar mund të shkojë në një milion

Kreu i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka bërë të ditur se procesi i regjistrimit të popullsisë është duke shkuar ashtu siç edhe është planifikuar.

Në një konferencë për media ai tha se java që shkoi ka qenë mjaft dinamike dhe janë regjistruar më shumë persona sesa janë paraparë.

Ai tha se ka disa refuzime individuale, por që shpreson se edhe ata do regjistrohen në fund, sepse regjistruesit do të shkojnë edhe dy-tri herë të tjera në shtëpitë apo banesat e tyre.

“Procesi është duke shkuar ashtu siç është planifikuar po funksionojnë të gjitha pajisjet, sistemi dhe regjistruesit janë aktivë, sidomos këtë javë ka më shumë regjistrim se që është planifikuar, kemi kornizë brenda javës, është për t’u përshëndetur, regjistruesit janë adaptuar me zonat e tyre, me formularin, qytetarët po e pranojnë pjesëmarrjen në mënyrë masive… S’kemi refuzime deri më tani, janë individuale, ndonjë e kemi familjarë, në sistem nuk na vjen si i refuzum, sepse pretendohet se shkon edhe tjera herë. Regjistrimi përveç që është e mirë dhe obligim, është me ligj i rregullum, të gjithë ata që refuzojnë do t’i përcjell në institucione tjera”, tha ai.

Ai tha se numri i përgjithshëm i të regjistruarve deri tani ka arritur afër 900 mijë dhe se deri të martën mund ta arrijë njëmilionëshin.

“Kjo javë ka qenë më dinamike, ky është numri deri dje, e bëjmë një prerje në ora 24. Jemi afruar afër 900 mijë, mbi 891 mijë banorë të Kosovës. Kushtet atmosferike janë të mira”, tha ai.

Tutje, ai bëri thirrje publike për qytetarët që nëse regjistruesit nuk shkojnë për t’i regjistruar, këtë ta bëjnë në mënyrë vullnetare apo me vetiniciativë në komunat e tyre përkatëse apo ta kontaktojnë ASK-në.

“Thirrje publike, për qytetarët, jemi në javët e fundit. Nëse regjistruesi nuk vjen ditët e fundit, ata duhet të jenë vetë aktivë, që nënkupton, nëse nuk vjen 5 a 6 ditë e fundit, të kontaktojnë komunën e tyre, ata angazhojnë një ekip tjetër. Nëse nuk përgjigjen as ata, ata mund të kontaktojnë në ASK, e kemi një ekip mobile që brenda ditës mund të shkojnë kudo në Kosovë”, tha ai.

Po ashtu, ai tha se qytetarët duhet të regjistrohen në atë vend apo qytet ku banojnë edhe pse vijnë nga një komunë tjetër.

“Qytetarët të deklarohen drejt ku e kanë rezidencën… nëse unë jam nga Peja, kur vjen regjistruesi unë regjistrohem në Pejë, e jetoj në Prishtinë. Komuna e Pejës kur e bën planifikimin, vjen një donacion apo diçka tjetër, unë llogaritëm se jam në Pejë”, tha ai.

Ai bëri të ditur se edhe diaspora mund të regjistrohet, edhe nëse nuk posedojnë letërnjoftim të Kosovës.

“Nëse jam me nënshtetësi gjermane, kanë të drejtë me u regjistru. Nëse ata nuk kanë numër personal të Kosovës kanë të drejtë me u regjistru me numër personal të atij shteti. Ka mundësi që të dhënat të publikohen më herët që është planifikuar, në mesin e muajit qershor. Të dhënat do jenë befasuese, te mosha mesatare dhe strukturat e popullsisë”, tha ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika