Perolli i kundërpërgjigjet Kelmendit: Homoseksualizmi s’është sëmundje

Aktivisti i PSD-së, Lisjan Perolli

Aktivisti i PSD-së, Lisjan Perolli, ka thënë se martesat në mes të personave të gjinisë së njëjtë nuk e rrezikojnë natalitetin.

Perolli në emisionin “Rreth e Rrotull” iu kundërpërgjigj Gëzim Kelmendit, duke i thënë se nataliteti në nivel global nuk ka qenë asnjëherë më i madh se aktualisht.

“Sa i përket nataliteti në nivel global, kurrë më shumë njerëz nuk ka pasë, vitin e kaluar popullata ka mbërri 8 miliardë njerëz, kurrë më shumë njerëz nuk ka pasur, dhe kurrë më shumë njerëz LGBT nuk ka pasur, ky argument që nataliteti është tu ra nuk është e vërtetë. Në disa vende ka rënie të familjeve, por për shkak të gjendjes socio-ekonomike. Po jetojmë në një botë postpandemike, i ka rritë çmimet në mënyrë enorme, e ka bërë të vështirë të planifikosh familje brenda vendit tënd. Në anën tjetër, gradualisht po shohim që s’ka përmirësim të kësaj gjendjeje”, tha ai.

Prolli u shpreh se shkencëtarët e kanë vërtetuar se homoseksualizmi nuk është sëmundje mendore siç është menduar në të kaluarën.

“Komuniteti LGBT nuk është në listë për rënie të natalitetit… Në vitin 1974 manuali diagnostik statistikor i çrregullimeve mendore e ka heqë homoseksualizmin si çrregullim mendor, vetëm pasi teoria prvelante shkencore e ka kuptu se është përjetim seksual e nuk është çrregullim që futet në të njëjtën kategori, p.sh me mazohizmin… Po krijohen frika për një komunitet që është pesë për qind e popullatës, ai nuk ka kurrfarë ndikimi, nuk kanë pare siç po pretendohet, janë të përjashtuar nga shoqëria, kanë problem me gjetë punë”, tha ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika