Betohen 10 vullnetarë amerikanë, do të shërbejnë për dy vite në Kosovë

10 vullnetarë të rinj të korpusit të paqes nisin detyrën e tyre në Kosovë. Ata do të shërbejnë për 2 vite këtu, ndërsa fokus do të kenë shëndetësinë, arsimin dhe pushtetin lokal

Betimin po e japin e për dy vitet e ardhshme,  këta 10 vullnetarë të rinj të korpusit të paqes, do të jenë në detyrë nëpër komunat e Kosovës.

Për 10 javë, këta mësuan gjuhën, kulturën dhe traditën e Kosovës nëpër familje të ndryshme.

Dy nga të sapo betuarit, në gjuhen shqipe treguan për eksperiencën e tyre në Kosovë.

“ Ne do të kujtojmë lidhjet më familjen dhe shoqërinë mikpritjen e komunitetit. E falënderoj Kosovën që na priti dhe na tregoi për kulturën e juaj”, tha Cloe Miller-Vullnetare.

“ Ne kemi renë në dashuri më këtë qytet, familjet tona ishin lidhja jonë e parë. Të gjithë ne do të kujtojmë darkat e mrekullueshme me pite, flija e pasul si dhe çajin”, tha Winston Lee-Vullnetar.

Ky është grupi i 9-të në Kosovë, për çka ambasadori amerikan i përgëzoi ata.

“Jemi krenar me ju, keni kaluar shumë por si dikush qe i është përkushtuar tërë jetën, që 34 vite jam në shërbim të Amerikës dhe e di çka do të thotë të sakrifikohesh për diçka më të madhe andaj nuk e di se a ka mënyrë më të mirë se sa kjo aktualisht, sepse secili prej jush keni hequr dorë nga diçka”, tha Jeff Hovenier – Ambasadori amerikan në Kosovë.

Falënderuese ndaj ShBA-ve për investimet e bëra në Kosovë, u  shpreh ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci.

“Jemi këtu për të dëshmuar në një ceremoni betimi e cila i rrënjët thellë në lidhjet e forta mes njerëzve, tek mbështetja për njëri tjetrin dhe mirëkuptimi mes tyre. Këtë mbështetje Korpusi i Paqes e ofron në Kosovë qysh nga viti 2014 kur erdhën edhe vullnetarët e parë”, tha Arbërie Nagavci- Ministre e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

E kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj tha së është tejet i lumtur me ngjarjen e sotëm që po mbahet në këtë komunë.

“Më shumë se 60 familje kamenicase deri më tani kanë qenë nikoqire të vullnetarëve, që uroj që përmes kësaj të kemi bërë të qartë se sa të hapur jemi për tjetrin dhe sa të rëndësishëm e kemi mikpritjen, për ne është një vlerë”, tha Kadri Rahimaj-Kryetar I Komunës së Kamenicës.

Të sapobetuarit, do të shërbejnë për dy vite në Kosovë, ndërsa fokus do të kenë arsimin, shëndetësinë dhe pushtetin lokal, për çfarë do të japin shembuj edhe nga sistemi amerikan.

Shija e redaktorit

Osmani uron mirëseardhje Starlink-ut në Kosovë

Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka shkruar Osmani në...

Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë

Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një degë në pronësi të plotë të kompanisë amerikane të hapësirës ajrore SpaceX të Elon...

Edi Rama merr dhuratë nga Rexhep Selimi: Ma përcolli sot...

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka marrë dhuratë një pikturë me përkrenaren e Skënderbeut nga Rexhep Selimi. Në një postim në rrjetet sociale<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02PQ6a5X5tJPRH6vFVLUxs9rQnDsKmcvppdUZMx7anrnr2hL4B3rkAacb8eHe9So3el&show_text=true&width=500"...

Të fundit nga rubrika