Ndonëse ishte thuajse i sigurt kalimi i Angel Di Maria-s në Juventus, tani kjo me shumë gjasë nuk do të ndodhë.
Argjentinasi, përsëri, ka dashur të nënshkrujë kontratë njëvjeçare me PSG, por deri më tani nuk ka pasur sukses në bisedimet me bordin e ‘Vecchia Signora’. Si pasojë e kësaj situate, në garë është futur edhe Barcelona dhe ka hyrë në diskutim me trajnerin.
Ángel Di María tells @gastonedul: “We’ll see what happens. I've already been through big clubs, my family supported me and followed me everywhere”. 👀🇦🇷 #transfers
“I will try to find a place where they are happy and I feel happy. I haven’t decided yet”. pic.twitter.com/UU6bww5lgQ
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 5, 2022
Kalimi i Di Maria në Barcelonë me siguri do të dërgonte valë tronditëse në të gjithë Evropën, duke marrë parasysh se ai ka pasur një stazh të suksesshëm katërvjeçar me Real Madridin. Por me sulmuesin e PSG-së që u ofrohet Blaugranëve, synimet e tij janë të qarta, pasi ai dëshiron të zgjasë karrierën e tij në nivelin më të lartë.
Në këtë mënyrë, të gjitha mediat ishin të bindura që kalimi i Di Maria-s te Juventus-i është vetëm çështje kohe, megjithatë diskutimet me Barcelonën japin sinjale të tjera për destinacionin 34 vjeçarit. Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit Italian kanë mbetur të irrituar dhe i kanë kërkuar argjentinasit një përgjigjje brenda 24 orëve.