Në Kuvendin e Republikës së Kosovës sot bëhen homazhe me rastin e vdekjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, ish-deputetit të Kuvendit, Ali Lajçi.
Homazhet bëhen nga ora 10:00 – 12:00 në hollin e Kuvendit.
Ndërsa, në orën 13:00 bëhet varrimi në Varrezat e Dëshmorëve në Velani të Prishtinës.
Ndryshe, Lajçi ka qenë edhe ish-deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe i Lëvizjes Vetëvendosje si dhe ish-kryetar i Pejës.
Politikani pejan në vitin 1981 ka qenë edhe organizator i demonstratave kundër regjimit serb në Kosovë, arsye për të cilën është dënuar me 15 vjet burgim.