Theren me shpatë pesë persona në Londër, arrestohet i dyshuari

Disa persona, përfshirë dy oficerë policie, kanë mbetur të plagosur në lindje të qytetit të Londrës, si pasojë e një sulmi me shpatë nga një burrë 36-vjeçar

Pamjet tregojnë sulmuesin e dyshuar duke mbajtur një shpatë në Hainault, Londër, The Guardian.

Një burrë me shpatë është arrestuar pas një sulmi ndaj disa personave përshirë edhe ndaj dy oficerëve të policisë në Hainault, në lindje të Londrës, ka bërë të ditur policia.

Shërbimi i ambulancës në Londër ka thënë se pesë personat e plagosur u dërguan në spital pas incidentit.

I dyshuari 36-vjeçar është arrestuar në vendngjarje dhe ndodhet në mbajtje.

Rishi Sunak i “tronditur” nga sulmi

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, e ka përshkruar sulmin në Hainault si “tronditës” dhe ka thënë se “një dhunë e tillë nuk ka vend në rrugët tona”.

Pamjet tregojnë sulmuesin e dyshuar duke mbajtur shpatën – video

Policia nga një furgon në Laing Close në Hainault, në lindje të Londrës pas raportimeve të therjeve dhe sulmeve ndaj oficerëve të policisë. Fotografia: Jordan Pettitt/PA
Policia në Hainault pasi disa persona u sulmuan nga një burrë me shpatë. Fotografia: Carl Court/Getty Images

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika