Dëshmitari Abazi: Për Fetah Rudin kishte thashetheme për spiunazh, por s’ishin të vërteta

Dëshmitari Nuredin Abazi ka thënë se Fetah Rudi nuk kishte qenë spiun dhe se thashethemet ndaj tij s’kanë qenë të vërteta

Dëshmitari Nuredin Abazi

Nuredin Abazi ka filluar dëshminë në Hagë, në rastin ku po gjykohen Thaçi dhe të tjerët. Abazi gjatë kohës së luftës ka shërbyer si këshilltar juridik në Zonën e Pashtrikut.

Ai u pyet nëse e ka takuar ndonjëherë Fetah Rudin dhe se për çfarë arsye. Dëshmitari Abazi e konfirmoi takimin me Rudin, dhe se me të ka biseduar për dyshimet se kinse ai i ka keqmenaxhuar ndihmat që vinin për popullatën civile.

Abazi tha se pas bisedës me të është zgjidhur ky problem dhe se e ka kuptuar që ai s’ka qenë i fajshëm.

“Gjatë luftës jam takuar me Fetah Rudin një herë… Ka qenë në vitin 1998… Ka pasur një aferë se kinse Fetah Rudi është duke i keqpërdorur ndihmat ushqimore që janë sjellë nga Fondacioni Nëna Terezë, për mbrojtjen e popullatës. Ka pasur ushqime, miell, vaj, sheqer, e të tjera. Si udhëheqës i fshatit ka pasë në menaxhim, ka pasur detyrë me ua nda popullatës në mënyrë proporcionale. Për shkak të dyshimit që nuk janë nda mirë, ka pasur dyshime, për këtë kam bisedu dhe e kemi zgjidhë këtë problem”, tha ai.

Tutje Abazi tha se ka pasur zëra se Rudi ka qenë i infiltruar edhe në spiunazh, por gjatë bashkëbisedimit me të e ka kuptuar që ato akuza nuk kanë qenë të vërteta.

Ai tha se Rudi ishte përkrahës i ish-presidentit Ibrahim Rugova, i cili kishte menduar që paqja arrihet me rezistencë paqësore.

“Ka pasur thashetheme (për spiunazh), por nuk kanë qenë të vërteta. Popullata e kanë konsideru ashtu, gjatë bashkëbisedimit e kam kuptu që ishte njeri i ngritur, i përkushtuar për Rugovën, me të s’kemi qenë armiq, e ka pasur teorinë e vet për arritjen e synimeve me paqe, kurse ne kemi pasur tjetër qëndrim, kemi pasë drejtimin tonë që liria nuk fitohet pa luftë dhe kemi përkrahë luftën. Kemi pasë 10 vjet bisedime, nuk u arrit asgjë, ka shkuar duke u prishë situata më tutje, duke ikë njerëzit prej vendi, duke u keqtrajtuar, vrarë, disa marrëveshje u arritën me Rugovën atëherë, s’u respektuan fare, popullata u irritu, mori vendim dhe u organizua rezistencë. Me paqe s’kishte asgjë, s’kemi besu që do të arrihet diçka”, tha ai.

Abazi u shpreh se vetë Fetah Rudi pas lufte, në një artikull për një gazetë, i është falënderuar atij për mirëkuptimin dhe bisedën që kishin me të.

Tutje ai tha se me Rudin vetëm ka biseduar dhe se ai s’ka qenë as i ndaluar e as i arrestuar.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika