Turqia do të ekstradojë të dyshuarin kryesor për vrasjen e 14-vjeçares në Shkup

Një gjykatë në Turqi ka miratuar kërkesën e autoriteteve në Shkup për ekstradimin e shtetasit maqedonas, Lupço Palevski - Palço

Një gjykatë në Turqi ka miratuar kërkesën e autoriteteve në Shkup për ekstradimin e shtetasit maqedonas, Lupço Palevski – Palço, i dyshuari kryesor për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe të 74-vjeçarit Panço Zhezhovski.

“Nga Republika e Turqisë morëm miratimin për ekstradimin e Loupço Palevskit. Rezultati pozitiv i procedurës vjen pas të gjitha masave dhe aktiviteteve maksimale të ndërmarra nga juridiksioni i Ministrisë së Drejtësisë”, ka bërë të ditur Ministri i Drejtësisë i Maqedonisë së Veriut, Krenar Lloga.

Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se procedura e ekstradimit do të kryhet nga Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, të dyshuarit tashmë i është caktuar masa e paraburgimit, i cili duhet të fillojë të aplikohet menjëherë pasi ai të ekstradohet nga Turqia.

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë, Lupço Palevski, më 5 dhjetor, ishte arrestuar nga policia turke në qytetin Balikesiri.

Lidhur me vrasjet janë të dyshuar edhe tre persona të tjerë, ndërsa pjesë e hetimit është edhe babai i 14-vjeçares.

Trupi i pajetë i 14-vjeçares ishte gjetur në një zonë të braktisur në dalje të Shkupit në Shkup, ndërsa ai 74-vjeçarit është gjetur në qytetin e Velesit.

Vanja Gjorçevska, ishte zhdukur më 27 nëntor 2023, pas daljes nga shtëpia për të shkuar në shkollë.

Sipas organeve të ndjekjes penale, “motivi për këtë rast është përfitimi, me ç’rast një nga personat në marrëveshje edhe me një anëtar të familjes, kanë organizuar dhe kryer aktin me qëllim që të marrin para nga nëna e vajzës së mitur që më pas të gjithë të keni përfitime”.

Sipas policisë maqedonase, viktima tjetër nga Velesi nuk kishte lidhje me vajzën, por kishte hesape të pasqaruara me një anëtar tjetër të grupit të dyshuar kriminal./REL

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika