Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka zhvilluar takim me nënkryetaret e tri komunave veriore.
Në takim me nënkryetaren e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Katarina Adançiq, të Komunës së Zveçanit, Natasa Tomaniq dhe atë të Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq ka thënë se të njëjtat e shohin anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës si hap të rëndësishëm për fuqizimin e komunave të tyre.
Në këtë takim të pranishëm ishin edhe dhe ministrat Nenad Rashiq e Elbert Krasniqi.
Shefi i ekzekutivit ka thënë se në këtë takim është konsultuar edhe për nevojat për shërbimet komunale që mund të ushtrohen të bashkërenduara në kuptim të lirisë së asocimit të komunave.
Kurti ka thënë tutje se ky ishte bashkëbisedimi i dytë në pak se dy javë me përfaqësuesit serbë të komunave veriore.
“Komunikimi i shpeshtë dhe i rregullt është interesim, kujdes dhe vullnet i dyanshëm për të diskutuar e planifikuar projekte dhe për të adresuar sfida e vështirësi”, ka vijuar tutje ai.