Mandatari për formimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçeviq, propozoi të hënën emrat e ministrave të rinj në kabinet.
Siç paralajmëroi, Qeveria e tij do të përbëhet nga 25 ministri dhe pesë ministra pa portofol.
Në pozitën e zëvendëskryeministrit do të rikthehet Aleksandar Vulin, ish-udhëheqës i shërbimit të inteligjencës, i cili është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga korriku i vitit 2023, mes të tjerash, për shkak të lidhjeve me Rusinë.
Profesori i Universitetit “John Hopkins”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daniel Serwer, ka reaguar në lidhje me propozimin e këtyre ministrave.
Serwer e ka quajtur Vulinin si “gishtin e mesit të Aleksandër Vuçiqit”.
Vulin is Vucic’s middle finger. https://t.co/Bm81rM4cfS
— peacefare.net (@DanielSerwer) April 30, 2024
Edhe pse në listën e zezë të ShBA-së, Vulin propozohet për zv.kryeministër të Serbisë