Mentor Latifi emërohet ambasador në Zvicër

Mentor Latifi është emëruar ambasador i Kosovës në Zvicër

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, përmes një postimi në X, ka bërë të ditur se Mentor Latifi është emëruar ambasador në Zvicër.

“Ambasadorit të emëruar Mentor Latifi i urova suksese në detyrën e tij si ambasador i ri i Republikës së Kosovës në Konfederatën Zvicerane,” ka shkruar Osmani.

Osmani është shprehur bindëse se Latifi do të punojë drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

“Jam e bindur se ai do të vazhdojë të punojë drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, një aleat i vjetër dhe shtëpia e shumë anëtarëve të diasporës sonë të gjallë,” shkruan Osmani.

 

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika