Që prej vitit 2015, kur fituese u shpall Edea Demaliaj, vajza e këngëtarit të ndjerë të “Djemtë e Detit” Gent Demaliaj, X Factor nuk kishte vazhduar më.
Lajmi që spektakli do të vazhdojë së shpejti u zbulua nga vetë moderatorja e njohur Alketa Vejsiu, gjatë programit “Në Kurthin e Piter Pan”.
Alketa Vejsiu një javë më parë në rrjetin social Instagram në një postim, pyeti ndjekësit nëse donin apo jo të rikthehej “X Factor”.
Moderatorja u ka bërë thirrje të gjitha talenteve që mendojnë se kanë zë dhe munden të këndojnë, të bëhen gati, pasi “X Factor” do t’i rikthehet Tv Klanit.
Veç kësaj, ajo ka bërë të ditur se së shpejti do të fillojë edhe spektakli i kërcimit “Dance With Me”.