Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka akuzuar mediat se kanë ndikuar në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut.
Sipas tij, hartuesit e këtij raporti kanë “rënë pre e mediave”, që sipas tij, “janë pjesë e gardës së vjetër”.
“Nëse hymë edhe shikojmë edhe analizojmë fjalët dhe fjalitë, e shohim se edhe vetë raportuesit ose kushdo që ka marrë pjesë në hartim të raportit, ka ra pre edhe e dezinformatave të mediave, të cilat ende janë pjesë e gardës së vjetër. E mandej edhe disa organizatave të shoqërisë civile që maskohen si të tilla, por në fakt janë zgjatime të gardës së vjetër”, ka thënë Murati.
Sipas tij, në raportin e viti 2023 fjala “korrupsion” përmendet 12 herë, kurse në raportin e viti 2019 përmendet 24 herë.
“Tema që është thirrur sot është diskutimi për raportin e DASH-it. Nëse do të duhej t’i qaseshim kësaj çështjeje në mënyrë kuantitative dhe objektive, mund ta shohim sa herë është përmendur më 2023 fjala ‘korrupsion’. Një kërkim i thjeshtë tregon që është përmendur 12 herë. Më 2019 është përmendur 24 herë”