Teksa po niste fjalën e saj në foltore të Kuvendit shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari – Lila, është penguar të flasë nga deputeti i PDK-së, Ferat Shala.
E Kusari – Lilës i doli në krah deputeti, Salih Zyba, gjersa Shala ia tërhiqte mikrofonin.
Situatën e qetësoi nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogjuveci, e cila Shalës dhe Zybës iu kërkoi të ulën në vendet e tyre.
“Mos më detyroni të thërras sigurimin. Sigurimi tani në sallë dhe i largoni të dy deputetët që i përmenda me emër. E kam të pamundshme që në secilën seancë burrat ngritën në këmbë dhe më tregojnë mua sesi ta bëjë interpretimin e rregullores”, ka thënë Bogjuveci.
Pasi situata u qetësua fjalimin e vazhdoi Kusari – Lila.