25-vjetori i Masakrës së Studimes – Krerët e shtetit kërkojnë drejtësi e bëhet thirrje për unitet

Presidentja Vjosa Osmani, tha se masakrat e kryera nga Serbia janë dëshmi e fuqishme se Serbia ka kryer krime në Kosovë, kurse Kosova ka qenë viktimë. Ndërsa kryeministri, Albin Kurti, tha se numri i masakrave është dëshmi e karakterit gjenocidal serb dhe se vrasjet janë kryer nga ushtria e rregullt serbe

Komuna e Vushtrrisë të enjten organizoi Akademi përkujtimore në përvjetorin e Masakrës së Studime, e cila filloi me një minutë heshtje në nderim të të rënëve.

Presidentja Vjosa Osmani tha se masakrat e kryera nga Serbia janë dëshmi e fuqishme se Serbia ka kryer krime në Kosovë, kurse Kosova ka qenë viktimë.

“Jemi sërish këtu për t’i përkujtuar 116 civilë. Fëmijë e gra shtatzëna, makineria serbe i vrau brenda dy orëve vetëm se ishin shqiptarë. Si shtet e si komb ne ende duhet të përballemi me plagë të hapura dhe dhimbje të përballueshme. Njësoj si në Studime, qytetarët kanë përkujtuar edhe shumë të rënë të tjerë e që janë dëshmi e fuqishme e të drejtës sonë dhe konfirmimit të faktit se Kosova ishte viktimë, ndërsa Serbia shoviniste”, tha Osmani.

“Këtë të vërtetë do ta mbrojmë kudo e kurdo, sepse lufta jonë ishte e drejtë për mbrojtjen e shtëpisë sonë siç bëri secili hero, në krye me komandantin legjendar Adem Jashari. Jemi në përkrahje të familjarëve të dëshmorëve për t’ju siguruar drejtësi. 2 maji ishte i kobshëm, Serbia ekzekutoi shqiptarë nga gjakftohtësia. Liria nuk dhurohet por fitohet me sakrificë, Studimja është ringritur përderisa banorët me drejtësi shikojnë nga e ardhmja dhe punojnë për Kosovën. Studimja dhe e gjithë Kosova e mbajnë dhimbjen e përbashkët”, ka thënë presidentja Osmani, shkruan EO.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti tha se numri i masakrave është dëshmi e karakterit gjenocidal serb dhe se vrasjet janë kryer nga ushtria e rregullt serbe.

“Krahas sakrificës së të rënëve e çmojmë qëndresën e popullit. I përulemi popullit të Kosovës që nuk iu përkul kurrë Serbisë. Vrasjet janë kryer nga ushtria e rregullt serbe. Dëshmitarët thonë, duke i dëgjuar në radiolidhje thoshin se ‘pak është’, sa janë vrarë. Këta muaj u përkushtohemi viktimave të Masakrës së Izbicës, familjes Berisha, e Korenicës”, tha kryeministri Kurti.

Kryeministri shtoi se i vetmi kusht për paqe është drejtësia për viktimat.

“Numri i masakrave është dëshmi e karakterit gjenocidal serb. Krimet kanë ndodhur para një çerekshekulli, kemi mungesë të dënimit për kriminelët serbë, duhet drejtësi për viktimat përballë terrorizimit shtetëror. Drejtësia për viktimat është kushti i vetëm për paqe”, tha ai.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, në një fjalë rasti, tha se 25 vjet më parë ky vend është larë me gjak e që ky gjak ia solli lirinë Kosovës.

“Për të gjithë që na ndihmuar për lirinë dhe pavarësinë u jemi mirënjohës, miqve dhe aleatëve. Derisa sot po përkujtojmë masakrën, kriminelët enden të lirë. Sot jemi me ju sepse ky gjak u derdh për liri dhe ky vend është i të gjithëve”, tha Idrizi.

“Ne s’i kem rendet të flejmë dhe të kotemi sepse e kemi hasmin kojshi. Këtë na e rikujton edhe shtatori i vitit të kaluar kur bandat serbe na sulmuan dhe ra dëshmor heroi Afrim Bunjaku”, tha Idrizi.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, tha se Maskara e Studimes është dëshmia e gjallë e asaj çka ka kaluar populli i Kosovës për liri.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se deri më tani kemi bërë shumë si shtet për ndërtimin e demokracisë, por ka edhe shumë për të bërë.

“Pas lirisë e kishim demokracinë, kemi bërë më të mirën për me ndërtu demokracinë. Kishim pavarësinë si destinacion, e kemi arritur. Kjo është që i nderon të gjithë martirët e rënë për liri, destinscioni ynë është NATO. Shoh dobësi dhe shumë punë në këtë rrugë”, tha Haradinaj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika