Avokati Skender Musa ka thënë se numri i armëve të zjarrit pa leje në duart e qytetarëve mund të jetë deri në 500 mijë, duke theksuar se edhe të rinjtë po e sigurojnë lehtësisht një armë zjarri.
Sipas Musës, as mosha e as gjendja ekonomike nuk po i ndal qytetarët Kosovës që të kenë një armë në duart e tyre.
“Sa i përket numrit të madh të armëve në duart e popullatës është fakt. Unë mendoj që është numri më i madh se 230 mijë për shkak se në Kosovë edhe të miturit po vijnë shumë lehtë të armët, e të rriturit gjithsesi. Në bazë të saj që secili person po gjen mënyrë edhe ata që kanë gjende shumë të varfër ekonomike, na ndodh shpesh që nuk e kanë problem armë me e sigurt. Mandej edhe nga disa armë, kur kryhen veprat penale të vrasjes ose vrasjes në tentativë. Numri është jashtëzakonisht i madh dhe shqetësues që është shumë lehtë me gjetë armë dhe me kry vepër penale. Ose tradita e shqiptarëve me mbajt armë edhe në shtëpi, unë besoj që çdo i dyti person ka mundësi të ketë armë.
Kështu që numri mund të jetë mbi 500 mijë armë pa leje në duart e qytetarëve. Duke u nisur se kemi shumë raste të të miturve me armë zjarrit, vetëm armë zjarri po flas. Për armë të ftohta është numri ndoshta edhe afër një milion”, ka thënë Musa në “Rreth e Rrotull” të Dukagjinit.