Qalaj: Korrupsioni i Qeverisë Kurti për të cilin kemi folur shumë, po certifikohet edhe në raportin e DASH-it

Deputeti i PDK-së, Rashit Çalaj

Deputeti i PDK-së, Rashit Çalaj, duke folur për qeverinë, ka thënë se ka bërë shumë shkelje e keqpërdorime.

“Shumë herë kemi folur për Qeverinë e Kosovës për paaftësinë e saj, për keqpërdorimet, por tani edhe për korrupsionin, bile korrupsionin serioz, dëshmohet që kjo qeveri është e padijshme, dhe që ka bërë shumë shkelje dhe keqpërdorime e vërtetojnë edhe institucionet kredibile që janë zgjedhur nga ky kuvend, nga Kuvendi i Kosovës, e kam fjalën për raportet e auditorit,” ka thënë Çalaj.

“E dimë që zyrtarja kryesore në këtë agjension është zgjedhur nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe këto raporte të auditorit për vitin 2021 prej 15 ministrive e gjenë auditimin e pasqyrave vjetore financiare dhe ka opinion të kualifikuar, ndërsa vetëm 3 ministri kanë raport të pamodifikuar, dhe kur flasim për opinion të kualifikuar, është një raport i keq që dëshmon shumë të këqija në Ministritë e Qeverisë së tenderave njëburimorë të Republikës së Kosovës,” shtoi Çalaj.

Po ashtu, Çalaj komentoi edhe raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, duke thënë se tashmë korrupsioni i qeverisë quhet nga DASH korrupsion serioz.

“Sa i përket korrupsionit, kemi folur shumë, ato po certifikohen edhe në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit që e quan korrupsion serioz, raporti i DASH e ka bazën te qasja që e ka pasur qeveria dhe lëvizja që po e udhëheq këtë vend në raport me aferat korruptive që kemi qenë dëshmitarë të gjithë.”

Ai përmendi se cili është roli i qeverisë ndaj prokurorëve qe janë duke i hetuar rastet e dyshimta për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Duke thënë që prokuroria po na i ndërsen policët hetues dhe po na i dërgon te zyrat e ministrave të ndryshëm, dhe prapë kur veç është bërë publike ndërrimi i shefit të task-forcës antikorrupsion, zotëri Shemsi Hazirit dhe zvogëlimi i kësaj task-force më 5 policë më pak,” tha Çalaj.

Sipas tij, presioni që po u bëhet policëve, janë detyruar të largohen.

Çalaj tha se deri më tani janë larguar toger Naser Bajra, reshter Blerim Gashi, reshter Ekrem Karati, polic Fadil Gashi dhe dhjetë të tjerë kanë bërë kërkesë për largim për shkak të presionit që po u bëhet.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

Të fundit nga rubrika