Dhoma e Ulët e Parlamentit britanik ka miratuar të enjten një mocion për Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën të propozuar nga deputetja Alicia Kearns, e cila është shprehur e kënaqur më këtë miratim.
Në këtë mocion kërkohet që Britania e Madhe të mbështesë integritetin territorial të Kosovës dhe dënon sulmin terrorist të 24 shatorit ndaj Policisë së Kosovës.
“Kërkoj që kjo Dhomë të lëvizë në njohjen e situatës akute të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, të mbështesë integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, të dënojë sulmin e militantëve nacionalistë serbë në Banjskë në Kosovë më 24 shtator 2023”, thuhet në këtë mocion.
Gjithashtu, kërkohet që të dënohet ndërhyrja ruse në Ballkan dhe të mbështet autoriteti i Gjykatës Kushtetuese në Bosnjë dhe Hercegovinë.
“Parlamenti vëren me shqetësim retorikën politike irredentiste proruse dhe proserbe në Mal të Zi dhe i kërkon qeverisë të rrisë angazhimin e saj me partnerët rajonalë dhe aleatët ndërkombëtarë për të përmirësuar peizazhin e sigurisë të Ballkanit Perëndimor”, thuhet më tej në mocion.
Gjatë ditës në debatin për rajonin juglindor të Evropës, Kearns ka paralajmëruar për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, duke thënë se rajoni mund të bëhet skenë e një konflikti të tretë të madh në botë.
Glad Parliament today unanimously agreed this motion on the Western Balkans. pic.twitter.com/h7bupVTnWz
— Alicia Kearns MP (@aliciakearns) May 2, 2024