Gjatë muajit prill të këtij viti, në Ferizaj janë shqiptuar 5 mijë e 136 gjoba për kundërvajtje dhe janë hequr 67 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor:
– Tejkalim i shpejtësisë, 1736 gjoba
– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 387 gjoba
– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër,222 gjoba
– Mospërdorimi i rripit të sigurisë, 195 gjoba
– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 133 gjoba
– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 119 gjoba
– Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 32 gjoba
– Kyçja e parregullt në rrugën kryesore, 28 gjoba
– Kundërvajtje ndaj motoçiklistëve, 16 gjoba
– Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 15 gjoba
– Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkoolit, 4 gjoba
– Mosrespektimi i këmbësorëve, 3 gjoba
– Të tjera, 2246 gjoba
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Policia ka ftuar që për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, qytetarët të njoftojnë policinë, duke siguruar që të dhënat e tyre do të ruhen në konfidencialitet të plotë.