Hoxha: Vendosja e sanksioneve ndaj Kosovës është idiotësi e BE-së

Analisti politik, Ylli Hoxha, e ka kritikuar BE-në për masat e tyre ndëshkuese ndaj Kosovës

Ylli Hoxha, analist

Analisti politik, Ylli Hoxha, e ka kritikuar ashpër Bashkimin Evropian në lidhje me masat ndëshkuese që i kanë vendosur kundër Kosovës.

Hoxha në “Debat Plus” e quajti “idiotësi” vendimin e shteteve të BE-së për ta ndëshkuar Kosovën.

“Përtretim i një karikature të politikës së jashtme është BE. Nuk është hera e parë në histori që sillen kështu, ka raste raste që më shumë i ngjajnë komedisë se përpjekjes për të zhvillu politikë të jashtme. Edhe në Kosovë e kanë mbërri një kulmi të aftësisë artistike për të tregu sa komikë janë. Me vendosë sanksione ndaj Kosovës ka qenë idiotllëku më i madh që kanë bërë. Idiotësi komplete e një strukture që përbëhen nga 20 shtete, kanë marrë vendim unanim. Të gjithë ata shtete që kanë qenë të pranishme, ka qenë e qartë kush është dhunuesi, kush krijon pasiguri në veri, ka qenë e qartë roli i policisë dhe i bandave, kanë vendosë me i vendosë sanksione Kosovës”, tha ai.

Hoxha u shpreh se BE-ja ende nuk e ka sanksionuar Aleksandër Vulinin e Serbisë, i cili është në listën e zezë të ShBA-së.

Po ashtu, ai e përmendi edhe Milorad Dodikun, i cili vazhdon të mos jetë i sanksionuar sipas tij.

“Si ka qenë e mjaftueshme me vendosë sanksione ndaj Kosovës, por jo ndaj Vulinit, ka sanksione nga ShBA, Britania, por jo nga BE. As ndaj Dodikut nuk ka sanksione”, tha ai.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika