Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur për Ballkanin e Hapur në Samitin e Ohrit në Maqedoninë e Veriut, ku ka thënë se projekti i Ballkanit të Hapur është nisur nga tre persona, duke aluduar për presidentin serb Aleksandar Vuçiq, ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe veten e tij.
Rama është shprehur se, “Ballkani i Hapur nuk është vetëm për këta tre njerëz, por për të gjithë”.
Ai ka thënë se shembulli më i mirë i Ballkanit të Hapur është korridori i gjelbër kufitar në mes të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, në Ohër, i cili është lehtësim për tregtarët dhe prodhuesit, pasi nuk kanë nevojë që produktet e tyre t’i bartin nga pika në pikë, por direkt te blerësit e tyre.
Edi Rama, për krizën ushqimore në botë që po vazhdon të thellohet, është shprehur, ” Kur edhe kokrra e fundit e grurit do ta ketë peshën e një thesi me grurë, edhe kilovati i fundit i energjisë do ta ketë peshën sa një megavat, do te jetë i nevojshëm bashkëpunimi i vendeve të Ballkanit të Hapur”.
Tutje, ai ka thënë se në korrik të vitit 2022 do të mbahet edicioni tjetër i ngushtë nga grupi punues i Ballkanit të Hapur, ku do të propozohen planet e para për krizën ushqimore.
Rama: Vendin e Kosovës në ‘Open Balkan’ nuk e zë askush, por është sovrane dhe vendos vetë