Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe reshje lokale shiu.
Këto reshje të shiut në zona të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve, me vetëtimë dhe bubullimë.
Temperaturat minimale do të lëvizin në mes 8 dhe 11 gradë celsius, kurse maksimalet prej 13 deri në 17 gradë.
Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, e cila në momente të veçanta pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-61 km/h./MeteoKosova.