Në turneun REPUBLEAGUE, që u mbajt të mërkurën ekipi kosovar në Csgo Bad News Eagle, ka fituar lojën e parë në ketë turne.
Kundërshtari i tyre i parë ishte ekipi gjerman Sprout, të cilët renditen në vendin në 30-të në ranglistën botërore të CS:GO.
Ndeshja e cila u zhvillua në mes BNE dhe Sprout, ishte në formatin “Bo3”, dhe nëpërmjet kësaj fitore BNE kaluan në gjysme finale të ”Upper Bracket”, ndërsa Sprout kalojnë në “Lower Bracket”.
Kjo lojë u transmetua në kanalin e REPUBLEAGUE, në platformën Twittch, por edhe në faqen e komentatorit kosovar “Xhoci”.
Nëpërmjet një postimi në Twitter, faqja e REPUBLEAGUE, ka postuar një moment kur lojtari kosovar Juanflatroo bëri një vrasje me “smoke bomb”.
NO WAY @juanflatrooo KILLED @RAALZCS WITH A SMOKE!!! pic.twitter.com/ozkBDwHf6E
— REPUBLEAGUE (@REPUBLEAGUE) June 8, 2022
Gjithashtu Lojtari Flatron ‘Juan Flatro’ Halimi, i pandalshëm në mapin e dytë zhvilloi një aksion fantastik duke arritur të mposhtë i vetëm të gjithë lojtarët e ekipit gjerman dhe duke i shtuar raundin fitues për rezultatin 11 me 7 për ekipin e tij BNE.
Edhe këtë aksion të jashtzakonshëm e postuan në faqen e tyre në Twitter REPUBLEAGUE.
First the Smoke Kill and now the ACE from @juanflatrooo!💯
What was your breakfast?🍞 pic.twitter.com/2X3O5jtqEK— REPUBLEAGUE (@REPUBLEAGUE) June 8, 2022
BNE do të përballet me ekipin Sprout në turneun REPUBLEAGUE CS:GO