Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thënë se emzi pret të punojnë me Qeevrinë e re të Serbisë, për sa kohë është e drejtuar kah Bashkimi Evropian.
Kështu ka thënë Borrell përmes një postimi në X, teksa ka theksuar se përafrimi dhe veprimi në përputhje me vlerat e BE-së janë thelbësore drejt rrugës për në BE.
“Urime kryeministrit të ri të Serbisë, Millosh Vuçeviq. Mezi pres të punoj me ju, ministrin e Jashtëm Marko Gjuriq dhe Qeverinë serbe, për ta çuar Serbinë përpara në rrugën e saj drejt BE-së”, ka shkruar Borrell, në X.
Dear Mr. Borrell!
I kindly thank you for the congratulations.
Serbia wants to become a full member of the European Union. That is our national, strategic goal.
We also expect our partners from Brussels to help along the way, at least to the extent that they will not set…
— Милош Вучевић (@milos_vucevic) May 3, 2024
Qeveria e re e Serbisë e kryesuar nga Millosh Vuçeviq, u zgjodh me 2 maj nga Kuvendi serb, ku ndër të tjerë në kabinet do të jenë edhe dy të sanksionuar të ShBA-së, Aleksandër Vulin dhe Nenad Popoviq.
E Borrellit i reagoi vetë Vuçeviq, i cili e falënderoi për urimet dhe theksoi se Serbia dëshiron të bëhet anëtarë e plotë e BE-së.
“Ky është synimi ynë kombëtar, strategjik. Ne gjithashtu presim që partnerët tanë nga Brukseli të ndihmojnë gjatë rrugës, të paktën në atë masë që nuk do t’i vendosin Beogradit kushte të cilat nuk i ishin vënë askujt asnjëherë gjatë procesit të integrimit evropian. Serbia do të zbatojë reforma thelbësore në rrugën e saj evropiane, sepse është në interes të qytetarëve tanë”, ka shkruar Vuçqeviq.