Një shofere, teksa nuk i ka përfillur urdhrat e zyrtarit policor për të dalë nga vetura e cila do të konfiskohej, e ka goditur atë dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Këtë e ka bërë të ditur për Dukagjinin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka theksuar se policia është në kërkim të së dyshuarës.
“Sot rreth orës 19:00, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë, është goditur nga një person i dyshuar me automjet. E dyshuara femër, A.A, është ndaluar nga policia për një kundërvajtje trafiku.
E njëjta duke mos përfillë urdhërat e zyrtarit policor, për të dalë nga automjeti i cili duhej të konfiskohej, pasi ka goditur me automjet zyrtarin policor është larguar nga vendi i ngjarjes. Zyrtari i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që policia është në kërkim të të dyshuarës”.