Policia e Kosovës ka ndaluar një veturë për kontrollë në një pikë statike në të cilën ishin dy persona.
Ndalimi u bë në fshatin Obranq në Podujevë të premten e 3 majit.
Gjatë kontrollit te të dyshuarit, u gjetën dhe u konfiskuan një sasi narkotike, e llojit marihuanë dhe një thikë.
Policia ka njoftuar se dy të dyshuarit më tutje janë dërguar në stacion policor për tu intervistuar.
Për ngjarjen është njoftuar edhe prokurori i shtetit ndërsa ky i fundit ka urdhëruar që dy të dyshuarit të lirohen.
Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje si dhe posedim i paautorizuar i lëndëve narkotike”.