Policia ka arrestuar personin i cili ka keqtrajtuar një qen në Prishtinë në fund të prillit.
Pamjet nga videoja ku shihej se i dyshuari kishte keqtrajtuar qenin kishin qarkulluar në media dhe personi u arrit të identifikohej nga policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Njësitë policore duke vepruar në bazë të autorizimeve të marra nga prokurori, më 03.05.2024 kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, pasi i njëjti është parë në disa video incizime duke e keqtrajtuar një kafshë (qen). Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.