“Raporti për lirinë e medias”, Tahiri: Kjo çështje nuk do të kalojë pa u kërkuar llogari në Kuvend

“Konstatimi se liria e medies kërcënohet nga rregullimi i politizuar është alarm për secilin që besom në demokraci. Kjo çështje nuk do të kalojë pa u kërkua llogari në Kuvend”, ka deklaruar Tahiri

Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka komentuar raportin e “Reporterëve Pa Kufij”.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Tahiri ka shkroi se bazuar në të gjeturat e raportit, në rrezik është edhe demokracia zgjedhore.

“Ajo çfarë e bënë tejet shqetësues luhatjen si dhe rënien e trendit të indeksit të lirisë së shtypit në Kosovë, është fakti që kur kjo ndodh në përfundim të mandatit të një qeverie, demokracia zgjedhore është në rrezik”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri tutje shtoi se kjo çështje nuk do të kalojë pa kërkuar llogari në Kuvend.

“Konstatimi se liria e medies kërcënohet nga rregullimi i politizuar është alarm për secilin që besom në demokraci. Kjo çështje nuk do të kalojë pa u kërkua llogari në Kuvend”, ka përfunduar ai.

Të premten e 3 majit, Kosova u konfirmua për 19 pozita më keq në Indeksin e Lirisë së Shtypit të “Reporterëve pa Kufij”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika