Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hasur një shofer që drejtonte automjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër.
“Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili drejtonte automjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Ndaj shoferit është shqiptuar gjoba prej 400 euro, pesë pikë negative dhe marrje e patent shoferit për gjashtë muaj.
“Në bazë të ligjit 08/L-186, paragrafi 10, ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej katërqind (400) euro, pesë (5) pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patën shoferit për gjashtë (6) muaj”, thuhet tutje në njoftim.