Dhjetëra mijëra izraelitë u mblodhën deri në orët e vona të natës duke bërë thirrje për një marrëveshje për lirimin e pengjeve, përpara bisedimeve të mëtejshme për armëpushim.
Siç shkruan BBC, protestuesit në Tel Aviv brohoritën duke thënë se “lufta nuk është e shenjtë, jeta është”, ku disa akuzuan kryeministrin Benjamin Netanyahu se synon të zgjasë konfliktin.
Kjo erdhi pasi një delegacion i Hamasit u takua me ndërmjetësit në Egjipt të shtunën.
Grupi tha se nuk kishte zhvillime të reja, por shtoi se “një raund i ri do të fillojë” të dielën.
Negociatorët kanë rifilluar bisedime të gjata në Kajro – të ndërmjetësuara nga Egjipti dhe Katari – për ndalimin e ofensivës së Izraelit në Gaza në këmbim të lirimit të pengjeve.