Një anketues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës është sulmuar fizikisht nga tre persona në Pejë.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të shtunën e katër majit gjatë regjistrimit të popullsisë.
Në raportin e policisë, rasti është cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Pejë / 04.05.2024 – 17:30. Ankuesi m/kosovar, anketues i Agjencisë së Statistikave të Kosovës gjatë regjistrimit të popullsisë është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.