Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të dielën e pesë majit ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët.
Në një postim në platformën “X”, presidentja ka shkruar se kjo festë duhet të sjellë paqe dhe gëzim.
Ndryshe, besimtarët ortodoksë në të gjithë botën kremtojnë sot ngjalljen e Jezu Krishtit në meshën e pashkëve, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq. Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të ortodoksëve.
Festimet e Pashkës nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe përfundojnë me drekën tradicionale të së dielës. “Krishti u ngjall”, është “refreni” i kësaj dite festive i cili shprehet njëzëri nga të gjithë besimtarët duke trokitur vezën e kuqe të pashkëve që simbolizon gjakun e Krishtit.