Kurti uron Pashkët ortodokse

"Le të na përcjellë kjo festë me urime për fillim të ri, shpresë të ringjallur, e besim të forcuar. Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati, që t’i gëzoni dhe ndani me familjet, miqtë dhe fqinjët tuaj", ka uruar kryeministri Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën e pesë majit ka uruar besimtarët ortodoksë për Pashkët.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka uruar që kjo festë të përcillet me urime për për fillim të ri, shpresë të ringjallur, e besim të forcuar.

“Pashkë të bekuar! Besimtarëve ortodoks dhe bashkëqytetarëve tanë, ju uroj Pashkën për shumë mot. Le të na përcjellë kjo festë me urime për fillim të ri, shpresë të ringjallur, e besim të forcuar. Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati, që t’i gëzoni dhe ndani me familjet, miqtë dhe fqinjët tuaj”, shkroi ai.

Kreu i ekzekutivit ka potencuar se në ditë si kjo, festohet edhe bashkëjetesa kulturore e fetare të shoqërisë kosovare.

“Aty ku të gjithë qytetarët e të gjitha besimeve, pa dallim, mund të jetojnë së bashku në paqe dhe prosperitet”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika