Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq, përmes një postimi ka thënë se një tentim vrasje ka ndodhur drejt Marko Jabllanoviqit[vëllau i Aleksandar Jabllanoviq], anëtarit të partisë “Për liri të drejtësisë dhe mbijetesë”.
Sipas tij, kjo ka ndodhur sot në orët e hershme në Soçanicë.
“05.05 në 00h e 15 min. Në Soçanicë, para kafenesë “Klubi B” u bë një tentativë për vrasjen e shokut dhe bashkëpunëtorit tonë Marko Jablanović. Ngjarja tragjike nuk ndodhi sepse sulmuesi ishte prenotuar me armë automatike Scorpion,” ka shkruar ai.
Ai akuzon “regjimin në Beograd” që sipas tij qëndron prapa tentim-vrasjes.
“Nuk ka dyshim se regjimi në Beograd qëndron prapa tentim-vrasjes, si dhe Radoiçiqi dhe kaubojsat vendas Sllavko Simiç, Zoran Todić… Dua të ju prezantoj edhe ngjarjet që kanë ndodhur para zgjedhjeve për kryetar të Leposaviqit në prill 2023. Dihet mirë se unë dhe Marko e mbështetëm Aleksandar Jablanoviqin për të bërë ndryshime shumë të nevojshme në Leposavić,” shkruan Radomiroviq.
Radomiroviq ka shkruar ai dhe Marko e kanë mbështetur Aleksandër Jabllanoviqin për të bërë ndryshime të nevojshme në Leposaviq, por sipas tij ata ishin paralajmëruar se jeta e tyre ishte në rrezik.
Puna e tyre siç thotë ai, është cilësuar si “kundër interesave të regjimit.”