Arrestohet një person në Fushë-Kosovë për tentim vrasje të rëndë

Një burrë është arrestuar, pasi kishte tentuar të kryente një akt vrasjeje të rëndë në Fushë-Kosovë duke sulmuar viktimën, mashkull kosovar, me thikë kuzhine, pasi kishte refuzuar të konsumonte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale

Ilustrim

Një burrë në Fushë-Kosovë është arrestuar si i dyshuar për tentim vrasje të rëndë.

Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari, nën ndikimin e substancave narkotike, fillimisht kishte tentuar ta joshë viktimën, gjithashtu një mashkull kosovar, për të konsumuar substanca narkotike.

Megjithatë, pas refuzimit të viktimës, ai kishte kërkuar marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij.

Pas refuzimit të viktimës, i dyshuari e ka sulmuar atë me një thikë kuzhine, duke shkaktuar lëndime serioze në kokë.

Viktima është transportuar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje sipas vendimit të prokurorit.

“Fushë Kosovë 05.05.2024-20:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të substancave narkotike, fillimisht e kishte joshur viktimën mashkull kosovar, që të konsumoj substancë narkotike, e pasi viktima kishte refuzuar të konsumoj, i dyshuari e kishte joshur (cytur) që të kryejnë marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tij, dhe pasi edhe kësaj here viktima kishte refuzuar, i dyshuari me një thikë kuzhine, e kishte goditur viktimën në kokë , me ç’rast i shkakton lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika