Policia jep detaje nga atentati ndaj Marko Jabllanoviqit në Leposaviq

Në raportin e fundit të Policisë së Kosovës janë dhënë detaje nga tentim vrasja e Marko Jablanoviqit, anëtar i partisë së Nenad Rashiqit në Leposaviq. Incidenti ndodhi kur ai ishte duke hyrë në një lokal në qytet, ku ka vërejtur një person të maskuar me një armë në dorë, por që nuk kishte arritur të gjuante

Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me tentim vrasjen e anëtarit të partisë së Nenad Rashiqit, Marko Jablanoviq, në Leposaviq.

Në raportin 24-orësh të policisë, thuhet se Jablanoviq ka raportuar se rasti ka ndodhur derisa ishte duke hyrë në një lokal në Leposaviq.

Jablanoviq ka thënë se nga aty ka vërejtur se afër tij ishte një person i maskuar me armë në dorë, të cilën ia kishte drejtuar, por nuk kishte arritur të gjuante.

“Ankuesi ka raportuar se deri sa ishte duke hyrë në një lokal kishte vërejtur afër tij një person të maskuar me një armë në dorë të cilën ia kishte drejtuar viktimës, por nuk kishte arritur të gjuante. Njësit policore kanë dal në vendin e ngjarjes, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në rast është i përfshirë edhe Milan Radoiçiq, i njohur si kreu i sulmit terrorist në Banjskë.

“Ngjarja tragjike s’ka ndodhur pasi sulmuesit i kishte dështuar arma e tipit ‘Scorpion’. Nuk ka dyshim se pas atentatit qëndron regjimi i Beogradit dhe Radoiçiqi e kaubojët vendas, Slavko Simiq e Zoran Todiq…Dihet gjerësisht se unë e Marko e mbështetëm Aleksandar Jabllanoviqin për t’i sjellë ndryshimet e nevojshme në Leposaviq. Pasi Jabllanoviq u dakordua në Beograd me Aleksandar Vulinin, Vuçiqin dhe anëtarin e BIA-s, Dimiqin, që për pak para dhe privilegje të tërhiqej si kandidat për kryetar të Komunës së Leposaviqit, Marko dhe Navili tentuan t’i rifitonin dinjitetin e nevojshëm dhe të merrnin jetën në duar”, ka shkruar ai në Facebook.

Alarmon zëvendësministri – Tregon se u tentua të vritet vëllai i Aleksandër Jabllanoviçit

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika