Përfundon festivali i famshëm “UNUM FESTIVAL“ i cili bëri bashkë mijëra turist nga e gjithë bota

Suksesi i festivalit "UNUM" edhe këtë vitë pati një numër të madh të njerëzve nga vendet e ndryshme të botës ku bëri bashkë shumë njerëz në një hapsirë afër bregdetit shqiptar në Shengjin

UNUM Festival 2022

Festivali ”UNUM” këtë vitë ka zhvilluar aktivitetin e tij pa masa të shtuara pandemike, por me kushte edhe më të mira përgatitore se sa vitet e kaluara.

Ky festival mishëron idenë e unitetit dhe pozitivitetit, dy aspekte kryesore që janë përfshirë brenda muzikës ‘house’ dhe tekno që shërben si politika kryesore muzikore e festivalit.

Festivali i cili është mbajtur te Rëna e Hedhun, në plazhin e bukur të qytetit bregdetar të Shëngjinit, ka përfunduar edhe këtë vitë si vitet e tjera me plotë pozitivitet dhe harmoni duke na lënë kujtime të paharrueshme për 6 ditë radhazi, si dhe këtë vit pati një numër të madhë interesimit të njerzëve.

Java e parë e qershorit për shumicën e njerëzve fillojnë afër detit me muzikë 24 orë pa ndalesë, afër malit, të rrethuar nga pishat dhe nën shoqërinë e njerëzve tuaj më të preferuar, me një fjalë të gjitha këto elemente ose momente të mira kanë një emër, “UNUM Festival”.

Njëri nga organizatorët e “UNUM FESTIVAL”, Ardian Badivaku  ka dhënë disa informacione për Portali D, rreth asaj se si ka shkuar ky festival.

“Festivali edhe këtë vitë ka qenë i suksesshëm njejtë sikur vitin e kaluar duke sjell mijëra turist nga e gjithë bota, skena e festivalit ka pas ndryshime në mënyrë që kësaj here të jetë më ndryshe se herave tjera, gjithashtu edhe numri i artistëve të cilët kanë qenë të shumtë, i kemi ndarë në tri skena kryesore”, ka thënë ai.

”Vetëm në ditën e shtunë të katër qershorit janë shitur 18 mijë bileta, ku kapaciteti i vendit ka qenë plotë, kjo tregon se ‘UNUM’ këtë vitë ka shënuar një sukses të madh”.

Tutje ai ka shtuar se, ”gjithashtu mbrapa gjithë këtij suksesi dhe ksaj pune të mirë dhe të pa lodhshme qëndron një ekip prej rreth 480 puntorë me një eksperiencë 15 deri në 20 vjeҫare si dhe një staf i përkushtur në punë”.

Badivuku është shprehur se komunikimi me artistët nuk ka qenë punë e lehtë.

”Ka pas një numër të madhë të artistave, por pas suksesit që kemi pasur vitin e kaluar shumë artista të njohur kanë shprehur dëshirën që të jenë pjesë e programit për këtë vit” tha Ardiani për Portali D.

Ai shtoi se është shumë i lumtur që edhe këtë vitë ҫdo gjë ka kaluar shum mirë dhe pa asnjë incident dhe se gjithë pjesmarrësit kanë qenë pozitiv dhe të buzëqeshur.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika