Haxhiu: Refuzimi i Ballkanit të Hapur pa argument përmbajtjësor është absurd

Baton Haxhiu për nismën e Open Balkan, ka thënë se refuzimi pa argument i kësaj inicative është problematik

Baton Haxhiu, në Debat Plus

Publicisti Baton Haxhiu, për iniciativën e Ballkanit të Hapur ka thënë se nuk duhet të diskutohet mbi premisat se kujt i takon ky projekt ose nëse është projekt serbo-rus sepse siç thotë ai, ata që vendosin kritere të padebatueshme në tradhtarë e patriotë janë ata njerëz që bëjnë pjesë në margjinat e fundërrinave politike që artikulimet i kanë pa fakte dhe arsyetim logjik.

I ftuar në RTV Dukagjini në emisionin “Debat Plus“, Haxhiu ka thënë se premisa e parë që ia vlen të diskutohet për Ballkanin e Hapur është ajo që kjo nismë ka nisur në vitin 2017, kur Edi Rama ka propozuar Mini-Schengenin ose Ballkanin e Hapur sot, e që ka pasur një pikë reference, që ka rrjedhur nga Fatos Nano, ish-kryeministri i Shqipërisë.

Sipas Haxhiut, deklaratën e parë kundër një koncepti të tillë e ka dhënë ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi që i drejtohet presidentit të Shqipërisë, Edi Ramës, që marrëveshja mes Kosovës e Serbisë nuk kalon nga Tirana, por nga Prishtina.

Haxhiu më tutje ka thënë se gabimi më i madh ka qenë që kryeministri Kurti ka refuzuar konferencën e Ohrit pa diskutuar.

“Gabimi më i madh i kryeministrit Kurti është se nëse merr pjesë edhe dorëzohesh, përkundrazi ti shkon aty me ide të qarta, tregon arsyet pse refuzon, ja ku janë pikat e mia, nëse më pranoni unë jam pro, nëse jo, refuzimi i diçkaje pa dhënë argument përmbajtjësor është absurde”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu: Gjermania e ka favorizuar Serbinë me miliarda euro investim

Ndërsa për procesin e Berlinit, publicisti Haxhiu ka thënë se Gjermania e ka shkatërruar këtë, sepse gjithmonë e ka favorizuar Serbinë.

“Nuk ka shtet në Bashkimin Evropian më të lidhur me Putinin dhe federatën ruse se sa Gjermania, e cila është mbajtur me premisat të cilat janë përcaktuar në Moskë”, ka thënë Haxhiu.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika