Amend Mehaj takohet me Ministrin turk të Mbrojtjes Hulusi Akar

Ministri i kosovar i Mbrojtjes Armend Mehaj është takuar me homologun e tij turk Hulusi Akar në kuadër Ditës së Vizitorëve të Shquar në stërvitjet ushtarake EFES 2022

Armend Mehaj dhe Hulusi Akar

Më ftese të ministrit të Mbrojtjes së Turqisë, Hulus Akar, ministri i Mbrojtes, Armend Mehaj ka marre pjesë në stërvitjen ushtarake Effes 2022, në të cilën mori pjesë edhe FSK-ja , në krah të 38 forcave të vendeve të tjera të botës.

Nëpërmjet një postimi ne faqen e tij të Facebook Mehaj deklaroi se “ Pjesëmarrja në stërvitje të tilla është në përputhje me bashkëpunimin në fushën ushtarake; trajnimi, përgatitja profesionale e anëtarëve të FSK-së, shëndetësia ushtarake, janë ndër pikat kyçe të bashkëpunimit me Republikën e Turqisë, e po ashtu ishte dhe tema e diskutimit me ministrin Akar”

Ministri Mehaj, falënderoi ministrin Akar për mundësinë e dhënë si dhe mbështetjen e vazhdueshëm në zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Gjithashtu edhe ministri turk Akar ritheksoi gatishmërinë për vazhdimin e mbështetjes së pakursyer të Turqisë karshi Kosovës.

FSK duke marrë pjesë në stervitjet ushtarake EFES 2022 në Turqi

 

 

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika