Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë zyrtare në Dallas, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo ka marrë pjesë në takimin e thirrur nga kryeshefja ekzekutive e MCC-së, Alice Albright e po ashtu edhe nga pëfaqësuesit e qeverisë amerikane.
Osmani ka thënë se MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për popullin e Kosovës dhe ekonominë e saj.
“Bashkë me presidentët e Liberisë, Malaëit e Cabo Verdes, si dhe me kryeministrat e Mauritanisë e Sierra Leones ishim sot të ftuar të kryeshefes ekzekutive të MCC-së, Alice Albright dhe të përfaqësuesve të shumtë të qeverisë amerikane e të shteteve partnere, në një tryezë të organizuar në Dallas të Teksasit për të diskutuar për bashkëpunimin në drejtim të adresimit të sfidave zhvillimore,” shkruan Osmani.