Pos veriut edhe serbët e Novobërdës refuzojnë të regjistrohen

Pos serbëve në komunat veriore, edhe ata në pjesë të tjera të Kosovës po hezitojnë të marrin pjesë në regjistrimin e popullsisë. Në Novobërdë, zyrtarët komunalë kanë treguar që deri tani numri i serbëve që janë regjistruar është tejet i ulët.

Ivica Zhiviq, tash e disa ditë ka përfunduar procesin e regjistrimit.

Ani se ka lindur në Novobërdë, kjo është hera e parë që ai ka pranuar të regjistrohet në Kosovë.

“Po jam regjistruar, ka qenë një proces i lehtë. Kam pas pak problem në fillim por kam pranuar të regjistrohem. Unë jam lindur e jam rrit këtu. Është hera e parë që jam regjistruar në Kosovë”, ka deklaruar Zhiviq, banor i Novobërdës.

Por, Zhiviq është në mesin e krejt pak serbëve që kanë pranuar të bëhen pjesë e regjistrimit.

Nënkryetari i Novobdërdës, Bajrush Ymeri tregon se hiç më e mirë se në veri nuk është gjendja as në këtë komunë sa i përket regjistrimit të komunitetit serb.

“Tek komuniteti serb jemi keq, pasi sipas informative që I kemi si komision komunal nuk është I kënaqshëm dhe shifrat janë të vogla. Po shpresojmë që gjatë këtyre ditëve,  dikush nga udhëheqësit politik të tyre t’ju bëjë thirrje që të regjistrohen pasi do të kemi probleme pastaj”, ka deklaruar Ymeri.

Nga ekipet e terrenit, zyrtarët komunalë kanë mësuar se arsyeja e mos regjistrimit ka të bëjë me presionin që iu bëhet dhe frikës që të jenë të parët në këtë proces.

Ndërkaq, banorët tjerë shqiptarë që janë regjistruar thonë të mos kenë pasur problem gjatë procesit.

“Kanë qenë shumë korrekt mrena 20 minutash është kry proces, kanë qenë diku rreth 30 pyetje,  gjithçka ka shku në rregull. Regjistrimi i popullatës duhet të bëhet”, ka deklaruar Sherif Kllokoqi, banor në Llabjan.

Në regjistrimin e vitit 2011, Komuna e Novobërdës kishte 6729 banorë, nga ta 3400 shqiptarë, 3259 serbë dhe 70 të minoriteteve tjera.

Sipas komisionit komunal, deri të hënën janë regjistruar 2601 banorë të kësaj komune, derisa afati përfundon me 17 maj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika