Hovenier: ShBA-ja dhe Greqia mbesin partnerë të ngushtë në Ballkanin Perëndimor

Ambasadori Hovenier për vizitën e diplomatit grek, Dendias në Kosovë, ka theksuar se ShBA-ja dhe Greqia mbesin partnerë të ngushtë në Ballkanin Perëndimor

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA) në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, të enjten, ka falënderuar ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, për vizitën në Kosovë.

Në një postim në Twitter, Hovenier, ka shkruar se ShBA-ja dhe Greqia mbesin partnerë të ngushtë në Ballkanin Perëndimor.

“Faleminderit Nikos Dendias për diskutimin e shkëlqyer dhe për vizitën tuaj në Kosovë. ShBA-ja dhe Greqia mbesin partner të ngushtë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar ai.

Ndërsa, ministri grek, të mërkurën mbrëma ka njoftuar se është takuar me Shefat e Misioneve dhe Zyrave të Organizatave Ndërkombëtare dhe Rajonale në Prishtinë si dhe Ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Në këto takime, ai ka thënë se diskutimet kanë qenë të fokusuara në situatën gjeopolitike rajonale, dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën e BE-së në Ballkanin Perëndimor.

“U takova me Shefat e Misioneve dhe Zyrave të Organizatave Ndërkombëtare dhe Rajonale në Prishtinë dhe Ambasadorët e QUINT – fokusuar në situatën gjeopolitike rajonale, dialogun Beograd-Prishtinë dhe perspektivën e BE-së të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Dendias në Twitter.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit të tij me ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, ka thënë se marrëdhëniet e Kosovës me Greqinë po thellohen çdo ditë e më shumë.

Gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, është takuar edhe me Presidenten Osmani.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova dhe Greqia ndajnë të njëjtat vlera euroatlantike, ndaj ka kërkuar mbështetjen greke për  anëtarësim në Këshillin e Evropës,(KiE), Partneritetin për Paqe dhe NATO, si një garanci jo vetëm për shtetin e Kosovës, por edhe për rajonin.

Ai është takuar edhe me zëvendëskryeministrin e Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi.

Gjithashtu ministri, Dendias kishte vizituar Prishtinën në tetor të vitit 2020 dhe së fundmi, në qershor të vitit të kaluar.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika