Numri më i madh i votuesve për zgjedhjet presidenciale është regjistruar në
Probishtip, ndërsa më e ulëta në Bogovinjë.
Ndërkohë, sa u përket zgjedhjeve parlamentare, numri më i madh i votuesve është shënuar në Krivogashtani, ndërsa më i ulët është në Bogovinjë.
Sipas kreut të KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, krahasuar me vitin 2019, është shënuar ulje e numrit të votuesve, raporton Klan.mk
“Në krahasim me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019, kemi ulje të daljes në 1.99 në këto zgjedhje”, ka deklaruar Dashtevski.
Dashtevski njoftoi se deri në ora 09:00 në zgjedhjet presidenciale, nga të dhënat e gjithsej 1009 vendvotimeve, numri i votuesve është 4,17 për qind, respektivisht kanë votuar 22.797 qytetarë.
Ndërsa për zgjedhjet parlamentare 4.45 për qind.
Ndryshe, qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë filluar të votojnë mëngjesin e së mërkurës për ta zgjedhur presidentin dhe Parlamentin e ri të vendit në zgjedhje të dyfishta.
Rreth 1.8 milion shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë të drejtë vote në këto dy palë zgjedhje: rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, si dhe në zgjedhjet parlamentare.
Këto janë zgjedhjet e para të dyfishta që mbahen në ketë vend prej vendosjes së demokracisë në vitet ‘90.