Osmani përkujton komandant Drinin: U vra para shtëpisë pak kohë pasi Kosova u bë e lirë

"Liria ishte ëndrra e tij, e ai u vra para shtëpisë pak kohë pasi që Kosova u bë e lirë. Nuk e përjetoi gjatë lirinë, por e bëri atë të mundshme me shumë vajza e djem të UÇK-së, ndaj kujtimi dhe respekti për të dhe bashkëluftëtarët dëshmorë do të jetë i përhershëm", kështu u shpreh Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në nderim të heroit Ekrem Rexha i njohur si 'Komandat Drini'

Heroi, Ekrem Rexhen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përkujtuar komandant Drinin, (Ekrem Rexhen).

Osmani, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, tha se për “Drinin” liria ishte ëndrra e tij, e ai u vra para shtëpisë pak kohë pasi Kosova u bë e lirë.

“Komandant Drini ishte luftëtari i UÇK-së, i cili i mbeti besnik idealit të lirisë dhe shtetit deri në frymën e fundit. Liria ishte ëndrra e tij, e ai u vra para shtëpisë pak kohë pasi Kosova u bë e lirë. Nuk e përjetoi gjatë lirinë, por e bëri atë të mundshme me shumë vajza e djem të UÇK-së, ndaj kujtimi dhe respekti për të dhe bashkëluftëtarët dëshmorë do të jetë i përhershëm. Pas vete la një trashëgimi të patriotit të dëshmuar dhe luftëtarit të paepur dhe i tillë do të mbetet në mendjet e secilit qytetar të Kosovës. Qoftë i përjetshëm kujtimi për komandant Drinin!”, tha Osmani.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika