Nga 10 maji fillon procesi për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në RKS

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar se nga 10 maji do të fillojë procesi i konvertimit të patentë shoferëve ilegalë në ata të Kosovës. Sipas njoftimit, ky proces do të zgjasë deri me 9 gusht 2024

Nga 10 maji do të fillojë procesi i konvertimit të patentë shoferëve të lëshuar nga strukturat jolegale serbe, në patentë shoferë të Kosovës.

Ky proces do të zgjasë deri më 9 gusht 2024.

“Të gjithë qytetarët që posedojnë patentë shoferi të lëshuar nga strukturat jo legale serbe mund të aplikojnë për patentë shoferi zyrtar të Republikës së Kosovës përmes aplikimit formularit elektronik në ueb faqen https://patentshoferonline.rks-gov.net/ apo edhe fizikisht në Qendrën për Pajisje me Dokumente në të gjitha komunat e Kosovës”, ka njoftuar Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Në njoftimin e ministrisë thuhet se në rast të paraqitjes fizike për aplikim në sportelet e Qendrave për Pajisje me Dokumente, qytetarët duhet të posedojnë këto dokumente:

Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës,

Origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe,

Certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer,

Certifikata shëndetësore lëshohet nga institucionet shëndetësore të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, në tërë territorin e Republikës së Kosovës;

“Çmimi për certifikatë shëndetësore varion nga kategoria e mjetit për të cilin posedon patentë shoferin dhe atë si në vijim: Për kategorinë B/BE çmimi i certifikatës shëndetësore është njëzetë euro (20.00€); Për kategorinë C dhe kategorinë D çmimi i certifikatës shëndetësore është pesëdhjetë euro (50.00€)”, thuhet tutje në njoftim.

Më tej, bëhet e ditur se qytetarët duhet të kenë dhe dëshmi të pagesës së taksës, vlera e së cilës është 15 euro dhe origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS.

Në njoftim thuhet se procedura për pajisje me patentë shoferi të Republikës së Kosovës zgjat 15 ditë, derisa patentë shoferi i lëshuar nga strukturat serbe i kthehet aplikuesit si dokument i pavlefshëm.

Këtë vendim të Qeverisë e ka mirëpritur edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeff Hovenier.

Lexo më shumë: Hovenier mirëpret vendimin e qeverisë për pajisjen e serbëve me patentë shoferë RKS

Hovenier ka thënë se ky vendim mbështet përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm dhe avancojnë vizionin e përbashkët për “një Kosovë gjithëpërfshirëse, multietnike”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika