Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit dhe çështja e dinarit – temat kyçe midis Escobar-it dhe Lajçakut

Përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor i Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, ka folur për takimet me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak

Përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor i Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar, ka treguar se në takimet me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka folur për strategjitë se si do të vazhdohet tutje me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Në një konferencë online për gazetarë, Escobar tha se pos kësaj teme është diskutuar edhe për çështjen e dinarit.

Këto thotë ai kanë qenë dy temat kyçe të takimit.

“Lajçak ka qenë këtu gjatë këtyre dy ditëve. Një gjë që ai e ka marrë nga vizita në Uashington është që SHBA-ja do të vazhdojë të përkrah dialogun e lehtësuar nga BE-ja … Ky është mesazhi i parë që ai ka marrë me vete. Kemi folur për strategjitë për atë se si do të vazhdohet implementimi i Marrëveshjes së Ohrit në mënyrë që rajoni të përfitojë nga kjo marrëveshje. Dhe, gjithashtu [kemi folur] edhe për çështjen e dinarit se si do të vazhdojmë të kemi një proces transparent. Këto kanë qenë dy temat kryesore të takimit”, ka thënë Escobar.

Ndërkohë, dy emisarët, Escobar dhe Lajçak, janë në prag të përfundimit të mandatit të tyre dhe të fillimit të angazhimit në detyra të tjera.

Ndryshe, Escobar tha se disa shtete anëtare të Këshillit të Evropës kanë kërkuar që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Escobar: Ka shqetësime që Kosova mund të mos ketë votat për KiE-në

Shija e redaktorit

Në garë me shtëpi botuese nga gjithë Evropa, “Dukagjini” fiton...

Botimi shkollor “Edukatë muzikorë 3” i shtëpisë botuese “Dukagjini” ka triumfuar në garën ‘‘Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim – EEPG, duke fituar çmimin...

“Respektohej nga Lindja e Mesme deri në ShBA” – Hoxhaj...

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe aktualisht deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar lart rolin e ish-myftiut dhe ish-ambasadorit Rexhep Boja,...

Shqipëria nis negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Një hap...

Shqipëria ka bërë një hap në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE) duke hapur zyrtarisht kapitujt e parë të...

Të fundit nga rubrika