Haziri: Marrëveshja Kurti – Vuçiq më e keqja –  Kryeministri ka arritur në pozicionin e doktrinës serbe

Lutfi Haziri, nenkryetar i LDK-së

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka pasur kritika të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për veprimet e tij në raport me dialogun Kosovë – Serbi.

Haziri në “Five” të TV Dukagjinit, tha se Kurti është në fazën e rezistimit sa i përket kushtëzimit për anëtarësim në KiE me Asociacionin. Sipas tij, ashtu sikurse në të kaluarën, Kurti mund të lëshojë pe, por Kosova do të humbë kohë të vlefshme.

Ish-kryetari i Gjilanit tha se marrëveshja e arritur në mes të Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel e Ohër, është marrëveshja më e keqe që i ka ndodhur Kosovës.

Sipas tij, Kurti e ka degraduar dialogun duke mbërritur në pozicionin e strategjisë serbe që “gjithçka mund të pranojë, vetëm pavarësinë e Kosovës jo”.

“Logjikisht sot është në fazën e rezistimit, mbledhja e qeverisë, fjalimi i gjatë. Kurti e ka një problem, marrëveshja Kurti-Vuçiq është marrëveshja më e keqe që i ka ndodhë Kosovës në aspiratën e saj për liri dhe pavarësi. Ai ka degradu nga një marrëveshje obligativisht ligjore me njohje formale që Kosova e ka pas të garantuar, ai ka degradu në një marrëveshje të përkohshme me njohje defakto, dhe e cila e lë konfliktin e ngrirë. Ka mrri në pozicionin e doktrinës serbe, strategjisë serbe në dialog, që gjithçka mund të pranojë, vetëm jo pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

Haziri theksoi se në të kaluarën Kosovva qëndronte më mirë sa i përket dialogut me Serbinë, sepse sipas tij ishte në tavolinë njohja dejure. Sipas tij me largimin e njohjes dejure nga tavolina “Kurti i ka dhënë Serbisë mjete të fuqishme në dorë”.

Ai u shpreh se në marrëveshjen e tre shtatorit të vitit 2020, e cila më shumë ishte marrëveshje ekonomike, Serbisë më vonë do i kërkohej njohja e pavarësisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika