Mbretërit tashmë kanë kaluar në finale të Ligës së Kampionëve pas një fitore të zjarrtë ndaj Bayernit.
Skuadra spanjolle, Real Madrid triumfoi me rezultatin 2-1, falë një goli vendimtar të shënuar nga Joselu në minutën e 91-të.
Golit iu dha një rishikim i shkurtër nga VAR-i, pasi fillimisht u refuzua për shkak të një ofsajdi.
Megjithatë, vendimi përfundimtar favorizoi Real Madridin, duke i dhënë atyre biletën për në finale.
Real Madridi kualifikohet në finale me rezultatin përgjithshëm 4:3 dhe përballet me Borussia Dortmundin në “Wembley” më 1 qershor.
Reali synon titullin e 15-të evropian ndërsa Dortmundi pret të fitojë trofeun e dytë në historinë e tyre në këtë arenë prestigjioze.